Google ADS

Të akuzuarit në rastin “Monstra” mohojnë akuzat

13:43 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Të akuzuarit në rastin “Monstra” në seancën e sotme publike në Gjykatën e Lartë përsëri hodhën poshtë dhe mohuan akuzat. Ata janë dënuar me burg të përjetshëm për rrezikim të jetës së qytetarëve të Maqedonisë dhe terrorizëm.

Avokatët e tyre para gjykatës thanë se nuk ekzistojnë dëshmi se të akuzuarit kanë kryer veprën penale dhe se vendimi i shkallës së dytë është i njëanshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme publike pas ankesave të akuzuarve për dënimin, avokatët e tyre thanë se kanë vërejtje në lidhje me deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur. Sipas avokatit Naser Raufi, ata janë kundërthënëse.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit e kanë planifikuar mirë masakrën pasi kanë gjetur mënyrë për arrati dhe qëllimi i tyre ka qenë të vrasin maqedonas krishterë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme