Ata janë përfolur shumë herë se kanë miqësi të fortë me njëri – tjetrin, por asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht. Ish -ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, madje është akuzuar nga opozita se i ofronte mbështetje Emiljano Shullazit.
Por Tahiri i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që e lidhnin atë me kreun e një prej bandave më të rrezikshme në vend. Megjithatë, emri i Shullazit ka qenë i lidhur ngushtë këto vite me atë të Saimir Tahirit, përgjatë 4 vjetëve që drejtoi Ministrinë e Brendshme. Edhe hezitimi i policisë për ta arrestuar pavarësisht mandatit të lëshuar nga prokuroria lidhej me këtë fakt.
Tani Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi do të jenë përballë njëri – tjetrit. Tahiri është thirrur nga prokuroria si dëshmitar në çështjen kundër tij. Dëshmia ka të bëjë me kërcënimin e pretenduar të Shullazit ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynir Koni.
Tahiri e ka takuar personalisht Konin menjëherë pas kërcënimit që mori për të mos kandiduar për postin e rektorit.
Për herë të parë dy të akuzuarit për një miqësi okulte me prapavijë kriminale do ta shohin njëri – tjetrin në sy, në publik.
Do të dëshmojë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Përballja vjen në një kohë kur ambasadori i SHBA, Donald Lu, e përmendi sërish Shullazin (dje), si një prej trafikantëve kryesorë të drogës, që e drejton trafikun që nga qelia e paraburgimit. /Lapsi.al
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...