Google ADS

Milaim Zeka mohon akuzat se ka mashtruar qytetarët me viza punësimi

12:49 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur për arbresh.info pas publikimit të një shkrimi në portalin Insajder për siç kanë shkruar që ky i fundit dyshohet për mashtrim të 920 kosovarëve me viza punësimi në Gjermani.

Zeka ka thënë se nuk është i përfshirë në ato që ka shkruar ky portal, duke i quajtur të gjitha të pavërteta.

“Unë nuk kam absolut kurrfarë lidhje me atë shkrim. E gjitha është e pavërtetë . Unë nuk jam i përfshirë në ato punë. Tjetër gjë është me qenë nën hetime tjetër gjë është me bo diçka kundërligjore dhe këtë duhet me ditë ata që e kanë bë shkrimin”, ka thënë Zeka për arbresh.info.

Ai madje ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se i a ka zbuluar diçka personale.

“Vehbi Kajtazi me mu e ka personale”, ka thënë ai./arbresh.inof/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme