Tahiri premton fuqizimin e rolit të gruas në trashëgimi

12:37 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Drejtësisë, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shqyrtuar dhe miratuar gjashtë projektligje, raporton arbresh.info

Ministri Abelard Tahiri ka prezantuar projekt-kodin e drejtësisë për të mitur; projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurën jo kontestimore; projektligjin për ndërmjetësim; projektligjin për noterinë; projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe projektligjin për trashëgiminë në Kosovë.

Ministri Tahiri theksoi se me ndryshimin e ligjit për trashëgiminë do të fuqizojë rolin e gruas në trashëgimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme