Kuvendi shkon në pauzë, në ora 13:00 nis interpelanca e Haradinajt

12:17 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe pasi ka përunduar deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe votimin e Komisioneve Parlamentare.

Seanca do të rinisë në ora 13:00 kur edhe do të zhvillohet Interpelanca ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me akuzat politike që po rëndojnë ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, shkruan arbresh.info.

Aktualisht Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje për çka edhe shkoi Kuvendi në pauzë pasi ministrat e lëshuan sallën./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme