Molliqaj e ‘akuzoi’ Lekajn në Kuvend, pak minuta më vonë shkrihen së qeshuri me njëri-tjetrin

12:10 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot kanë ndërruar disa fjalë gjatë seancës së Kuvendit pasi Molliqaj ka kërkuar nga Pal Lekaj të tregojë se a është ende me të njëjtin mendim që kishte para të hynte në Qeveri se Lista Serbe janë kriminelë.

Lekaj tha se sa herë që të cenohet sovraniteti i atyre që luftuan për këtë, ai edhe atëherë do ta ketë mendimin e njëjtë.

“Sot jam përball si ministër dhe të merrem me punë praktike dhe nëse ke ndonjë pyetje që ka impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës unë jam këtu. Ndryshe sa herë që të cenohet sovraniteti por edhe sa herë cenohen ata të cilët na mundësuan këtë që ne sot jemi në parlament, që janë luftëtarët e lirisë, unë çdo herë do ta kem të njëjtin mendim”, tha Lekaj.

Pak orë më vonë, Molliqaj dhe Lekaj kanë bashkëbiseduar sërish me njëri-tjetrin, mirëpo këtë herë privatisht dhe madje dukeshin edhe mjaft të relaksuar duke qeshur vazhdimisht./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1555823884482698/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme