Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar ish-Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministrat tjerë paraprak të këtij dikasteri se asnjëherë nuk po arrijnë të bëjnë kontrollin e naftës.
“Asnjëherë, asnjë ministër nuk e ka ba,” është shprehur Haliti derisa drejtonte seancën plenare.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Hykmete Bajrami.
“Nuk keni drejtë me keqpërdor foltorën,” është shprehur ajo.
Xhavit Haliti: “Sa evazion fiskal ka për kontrabandën në Kosovë”
Hykmete Bajrami: “Tregom kah e ki rrjedhën e pasurisë, kah je bo milioner. Ju e dini kush ka bo kontrabandë edhe në gjepat e kujt ka rrjedhë kontrabanda.”
Xhavit Haliti: “Paskem bashkpunu do të thotë. Me ata që i ken da pazaret qiti.”
Hykmete Bajrami: “Jam e pastër, kur të doni akuzomni.”
E kjo gjuhë e cila po vazhdon t’i servohet qytetarit për kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala, në kushtet në të cilat gjendet Kuvendi i Kosovës do të ishte e udhës që në çdo seancë të ishte i pranishëm një prokuror.
“Realisht ne mendojmë që në kushtet e krijuara në Kuvend do të ishte mirë që gjithmonë të ishte i pranishëm një prokuror sepse aty ka aq shumë akuza, ka aq shumë shpifje aq shumë trillime saqë aty është çështje e prokurorisë dhe Prokuroria në bazë të diskutimeve që bëhen në Kuvend do të duhej të merrte masa ose ndaj atij që akuzohet ose ndaj atij që akuzon pa bazë”, ka pohuar Shala.
/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...