Google ADS

“Ministria e Inovacionit u krijua për punësim të 60 militantëve”

11:55 | 3 Tetor 2017
arbresh.info

Ministri për Inovacion, Besim Beqaj, në seancë plenare gjatë pyetjeve të deputetëve ka bërë të ditur se ministria e re do të punësojë 60 persona.

“Ministria do të ketë 60 vende pune,” është shprehur Beqaj.

Në një varg pyetje-përgjigje, ish-Minstrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është shprehur se kjo ministri është krijuar për punësim të militantëve partiak.

“Ministria e jote ka per qellim me i punësu 50 militantë,” është shprehur Bajrami.

Po vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë: Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare; interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth akuzave publike ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme