Google ADS

Qipro thotë se vota katalane është shkelje e ligjit

11:17 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Qipro thotë se sovraniteti kombëtar i Spanjës dhe integriteti territorial duhet të respektohet, duke argumentuar që referendumi mbi pavarësinë e Katalonisë është kryer me shkelje të kushtetutës spanjolle.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e jugut të njohur ndërkombëtarisht të ishullit Mesdhetar ka thënë që uniteti i Spanjës duhet të mbahet, sikurse edhe rendi kushtetues, transmeton portali arbresh.info

Ministria tha se “dialogu dhe përmbajtja janë e vetmja rrugë për të bërë përpara”.

Qiproja vetë është ndarë nga veriu turko-qipriot, kur Turqia pushtoi më 1974 pas një grusht shteti nga mbështetësit e bashkimit me Greqinë.

Raundi i fundit i bisedimeve që synonin ribashkimin e ishullit dështoi korrikun e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme