Sherifi kërkon në Kuvend të merren masa ndaj qenve endacakë

10:44 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka kërkuar sot në Kuvendin e Kosovës që të merren masa ndaj qenve të shumtë endacakë të cilët siç ka thënë, po rrezikojnë jetën e njerëzve.

Ai ka kërkuar që të shikohet shumimi i pakontrolluar i këtyre qenve para se të nisin muajt e ftohtë, shkruan arbresh.info.

“Shumimi i pakontrolluar i qenve endacakë, duhet të merren masa që kjo çështje të vihet nën kontroll duke pasur parasysh se po hyjmë në muajt e ftohtë. Para se të humbim jetë njerëzish të merren masa që kjo çështje të vihet nën kontroll”, ka thënë Sherifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme