Sejdiu kritikon vendimin e Haradinajt për shkarkimet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike

10:34 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti Korab Sejdiu ka kritikuar vendimin e kryeministrin Ramush Haradinaj për shkakrimin e disa drejtorëve në ndërmarrje publike javën e kaluar.

Sejdiu tha gjatë seancës së sotme të Kuvendit se kryeministri ka bërë ndërhyrje duke bërë shkarkime të tilla që sipas tij janë në kundërshtim me ligjin, shkruan arbresh.info.

“Të respektohen procedurat si në emërime ashtu edhe në shkarkime. Kemi pasur edhe reagimin e shoqërisë civile ku edhe ata thonë se është bërë në kundërshtim me Ligjin dhe ka pasur ndërhyrje në këtë institucion kur është bërë shkakrkimi në Bordin e KOSTT-it”, është shprehur Sejdiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme