Deputetët e papërgjegjshëm, vonohet seanca e Kuvendit (LIVE)

10:16 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës është mbledhur në një seancë të re, në të cilën, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Vetëm një pjesë e deputetëve kanë arritur në sallën e seancave plenare duke bërë kështu që të vonohet nisja e seancës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1555823884482698/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme