Hoti e Abdixhiku takohen me shefin e FMN-së

10:06 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me Lumir Abdixhiku –Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim, delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe  Rishikimi i Buxhetit drafti i te cilit sapo ka arritur ne Kuvend. Hoti me këtë rast siguroi Miniane se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për Veteranet e Luftës së UÇK- së  dhe skemat sociale.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Z. Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme