Njëri ndër emrat më të përfolur të futbollit shqiptar është padyshim, Mërgim Mavraj.
Por përpos karrierës së tij ai ka qenë shumë shpesh pjesë e pandashme e mediave rozë për lidhjen e tij me një vajzë nga Gjermania, shkruan arbresh.info.
Mavraj me bjondinen bukuroshe ishin në një lidhje të gjatë dashurie.
Ai madje ishte edhe në pushime romantike në Ibiza së bashku me të dashurën e tij, Lisan.
Por sot siç duket ka përfunduar gjithçka në mes tyre, sepse Mavraj ka publikuar një fotografi në Snapchat duke treguar se ai është beqar.
E menjëherë pas këtij statusi nuk mungoi as reagimi i ish të dashurës së Mavrajt, e cila i drejtoi akuza të rënda ndaj futbollistit.
Mbrojtësi shqiptar u akuzua se e ka tradhtuar shumë shpesh të dashurën gjatë lidhjes së tyre katër vjeçare. Madje ajo ka shtuar se ai nuk është një Musliman i vërtet por është një mashtrues, shkruan arbresh.info.
Gjatë lidhjes së tyre dyshja janë munduar që të mbajnë lidhjen e tyre sa më larg mediave duke mos publikuar fotografi, edhe pse shumë shpesh Lisa ka publikuar fotografi me të në Instagram dhe shumë shpejt edhe i ka larguar./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...