Google ADS

Prodhuesit vendorë nga janari do të lirohen nga të gjitha pagesat doganore

08:49 | 3 Tetor 2017
M. A.

Nga një janari i 2018-ës, të gjithë prodhuesit vendorë do të lirohen nga pagesat doganore, duke përfshi edhe tatimin dhe akcizat, shkruan arbresh.info.

Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave ka thënë se gjatë kësaj jave do ta dërgojnë në qeveri propozimin, ku sipas tij në janar të vitit 2018 do të hyjë në fuqi.

“Çdo prodhues tani është i liruar nga akciza nga tatimi doganor, nga çdo pagesë. Në këtë javë planifikojmë ti dërgojmë në qeveri dhe do të prodhojnë efekt  nga janari 2018. Pra, nga 1 janari të gjithë prodhuesit tanë nuk do të paguajnë tatim doganor”, theksoi ai në RTK.

Sipas tij, një lirim të tillë doganor nuk ka pasur deri më tani në Kosovë.

I pyetur se a do të dëmtohet buxheti nga heqja e doganës për prodhuesit, ai ka thënë se nuk rrezikohet buxheti sepse sipas tij do të kompensohen duke luftuar ekonominë joformale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme