Google ADS

Hacktivity 2015, konferenca e 12-të me radhë po afrohet

11:55 | 2 Korrik 2015
Arbresh Info

Më 9 dhe 10 Tetor, 2015 do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore . Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë, përkatësisht në Qendrën Kulturore MOM . Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë do të ketë prezantime, seminare, lojëra, ndeja gjatë mbrëmjes, si dhe mbi 1000 pjesëmarrës hakerë nga gjithë bota.

dac5f8ea

Hacktivity 2015, është konferenca e 12-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Si edhe në konferencat e kaluara edhe në këtë konferencë do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e  IT sigurisë. Të arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale.

Përveç folësve që do të përzgjidhen nga juria, ashtu edhe sikurse në konferencat e viteve të kaluara do të ketë folës të ftuar nga organizatorët, e të cilët janë persona nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë.

Organizatorët do të publikojnë listën e folësve gjatë javëve në vijim por duke ditur emrat e folësve që kanë folur në konferencat e mbajtura gjatë viteve të kaluara besojmë se edhe këtë vit kjo konferencë do të jetë e jashtëzakonshme dhe me folës nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë, kështu që ky është një rast ideal për ekspertët dhe të a pasionuarit shqiptar të sigurisë kompjuterike, që të marrin pjesë në këtë konferencë kaq të njohur.

Portali arbresh.info do të jetë sponsor medial i konferencës për këtë vit dhe do të iu informojmë për gjithçka rreth kësaj konference./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme