Moti sot në Shqipëri

08:07 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Territori do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku do të ketë edhe vranësira kalimtare.

Pasditja deri në mbrëmje mbetet në kushtet e kthjellimeve në të gjithë vendin deri në mbrëmje kur vranësirat shfaqen fillimisht në ekstremin veriperëndimor dhe gradualisht shtrihen në të gjithë zonat veriore.

Orët e natës shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të vendit. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa vlerat termike të mesditës do të mbeten të pandryshuara.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme