Google ADS

Detaje të reja të tmerrshme nga çifti i kanibalëve

01:50 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Fakte të reja tronditëse dalin nga çifti i kanibalëve rusë, të cilët akuzohen se kanë ngrënë rreth 30 persona.

Së fundmi, në një kavanoz qelqi në frigoriferin e tyre janë gjetur mbetjet e viktimës së tyre të fundit.

Kavanozi u gjet në shtëpinë e Dmitry Bakseev, 35 vjeç dhe Natalia Bakseeva, 42 vjeç, në Kransodar, rreth 90 milje në lindje të Detit të Zi, së bashku me pjesët e trupit ende të paidentifikuar të ngrirë.

Hetimet mjeko-ligjore tashmë kanë konfirmuar se ato përmbanin pjesët e trupit të viktimës Elena Vashrusheva, 35 vjeç.

LEXO EDHE: Arrestohet çifti kanibal, dyshohet se kanë ngrënë 30 njerëz

Dyshja rrëfeu për vrasjen e kamerieres për çështje xhelozie, pasi Natalia e akuzoi atë për joshje të bashkëshortit të saj.

Në burg, Baksheev është raportuar të jetë ‘ankuar’ për ‘ndarjen nga gruaja e tij’, e cila u tha se e dominonte atë në marrëdhëniet e tyre.

Viktor Belikov, një aktivist i të drejtave të njeriut lejoi të takonte kanibalin e dyshuar në paraburgim. “Është e qartë se ai e do shumë gruan e tij dhe shqetësohet për të”, tha i.

Belikov gjithashtu vizitoi Natalia – gjyshi i të cilit Konstantin Chanikov ishte një hero i Luftës së Dytë Botërore në forcat e Stalinit – dhe tha se kishte folur për “dashurinë e tyre të çmendur për njëri-tjetrin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme