Google ADS

Shkon në 59 numri i viktimave në Las Vegas

01:01 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet në Las Vegas kanë bërë të ditur se numri i viktimave është rritur në 59, ndërsa 572 persona janë lënduar nga sulmi në një koncert në Las Vegas.

Një njeri i armatosur, i identifikuar si banori Nevada, Stephen Paddock, 64-vjeçar, hapi zjarri nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay drejt një koncerti ku të pranishëm ishin 22 mijë persona, transmeton portali arbresh.info

Pas sulmit ai vrau veten, ndërsa në dhomën ku qëndronte ai u gjeten 10 armë.

Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, pavarësisht pretendimeve të Shtetit Islamik që deklaroi se ‘sulmi është kryer nga një militant i saj’.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si ‘akt të pastër djallëzor’.

Së bashku me zonjën e parë, Melania Trump dhe Presidenti Trump kanë mbajtur një minutë heshtje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për ndër të viktimave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme