Njerëzit preferojnë gjërat që ndodhen në anën në të cilën është dora e tyre dominuese, kështu që djathtakët gjërat nga ana e djathtë i lidhin me të mirat ndërsa të majtat me të këqijat
Edhe pse mendoni që vendimet i bëni në bazë të moralit dhe logjikës, në fakt dora dominuese është përgjegjëse në masë të madhe, pohojnë ekspertët nga Shkolla për hulumtime shoqërore në Neë York.
Ata kanë studiuar se sa ndikon dora dominuese në vlerat personale, inteligjencë apo moral.
Njerëzit preferojnë gjërat që i gjejnë në anën e të cilave është dora e tyre dominuese.
Kështu vullnetarët djathtakë derisa i kanë pyetur se cilat produkte u pëlqejnë më shumë kanë theksuar produktet në anën e djathtë, ndërsa majtakët në anën e majtë, zbulojnë shkencëtarët
“Të gjithë pëlqejnë gjëra që i vënë re më lehtë dhe me të cilat përballen më lehtë. Ndërveprimi i djathtakëve është më i mirë me gjërat në anën e djathtë, për ç’arsye ata “të djathtën” e lidhin me të mirën, ndërsa të majtën me të keqen pohon autori i studimit, Daniel Casasanto
Ata njerëz të cilëve për shkak të ndonjë arsyeje dora dominuese deri atëherë u bëhet e hendikepuar, mësojnë ta lidhin “të majtën” me të mirën. Nëse “ndryshoni” duart me të cilën shkruani, do të ndryshoni mendjet e tyre
Pasi që më shumë se 90 për qind të njerëzve shkruajnë me dorë të djathtë, ata të cilët dëshirojnë të tërheqin klientë të rinj duhet që produktet e veta t’i reklamojnë në anën e djathtë të gazetave ose ekranit të kompjuterit, shpjegon Casasant.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...