Gazetari ironizon: Rigerta që u përlot në parlament është agjente e Sorosit

23:06 | 2 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Në lidhje me fjalimin  e Rigerta Lokut ka reaguar edhe gazetari, Erion Kristo.

Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar:

 Gerta është agjente e Sorosit, e rekrutuar që në bankat e shkollës. Ajo u dërgua me studime jashtë, por i thanë të mos e ushtronte profesionin dhe i përgatiten një karriere në fshat. Ajo do përdorej pas shume viteve për të dalë në foto me qeverinë dhe ajo do bëhej personazh shume i famshëm sidomos nga sulmi i koordinuar i opozitës. Ajo është personazhi kyç i Rilindjes Rurale, prandaj është investuar kaq shume me shkrues fjalimesh për të. Ajo edhe dhitë nuk i mjel vete, se ato janë dekor dhe fasade. Në fakt, ajo punon për masonerinë. P.S. Kjo qe shkrova është humor. Unë që e shkrova jam dele, naiv dhe emocionohem lehtë. Ata që e përgatiten ketë bombë që shpërtheu ne parlament, janë mjeshtëra. Ata vdesin të pështyjnë lart që t’u bjerë në fytyrë. Se ata janë sofistikuar shumë. P.P.S. Seriozisht, kaq të vështire e keni t’i jepni dikujt tjetër dafinat e lavdisë, qoftë dhe për një moment? Kaq e vështire është të mos i nxjerrësh 7 bishta çdo gjëje? Kaq e vështirë është të heqësh dorë nga dosjet? P.P.P.S. Tani vazhdojmë me nxjerrjen e syve të njeri-tjetrit.”

Siç e keni kuptuar edhe nga paragrafi i fundit në statusin e gazetarit e gjitha kjo është humor.

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fjalimi i Rigertës, por numri i atyre që kanë komentuar ka qenë i madh. Nuk dihet edhe se për sa kohë do të vazhdojnë polemikat në lidhje me këtë fjalim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme