SHBA do të flasë me Korenë Veriore vetëm për lirimin e shtetasve amerikanë

21:37 | 2 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Administrata Trump nuk do zhvillojë bisedime me Korenë Veriore në këtë kohë, ndërsa do të negociojë vetëm për lirimin e shtetasve amerikanë që janë ndaluar atje, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi qenë të qartë, se tani nuk është koha për bisedime”, tha zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke përforcuar postimin e Donald Trump në Tëitter, i cili shkroi duke iu drejtuar Sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, se bisedimet me Korenë Veriore janë humbje kohe transmeton portali arbresh.info

“Bisedimet e vetme që kanë ndodhur, ose që do të ndodhnin, do të bëhen për lirimin e shtetasve amerikanë që janë burgosur atje”, tha Sanders. “Përtej kësaj, nuk do të ketë biseda me Korenë Veriore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme