Lëvizja Vetëvendose në kuadër të fushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim me banorët e lagjes Mati 1, me ç’rast u prezantuan disa nga kandidatët e kësaj partie për Kuvend Komunal nga kjo lagje, Sylejman Pireva, Fatban Bunjaku, si dhe Bashkim Beha.
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u zotua se në mandatin e ardhshëm do ta bëjnë qytetarin pronar të Prishtinës.
“Në Prishtinë sot flasim për probleme të qytetit, ama jo për korrupsion, sepse e kemi luftuar atë prej ditës së parë, dhe kemi instaluar praktika tjera qeverisëse. Që nga paslufta e deri tash, qytetari jonë i ka përjetuar dy modele të qeverisjes: modelin deri në vitin 2013, me hajni, korrupsion, krim e nepotizëm; si dhe modelin pas vitit 2013 me zhvillim, mirëqenie, transparencë dhe barazi. Nuk do të ketë kthim të modelit të vjetër, por do të ketë fuqizim të modelit tonë të Vetëvendosjes, me fitoren e sigurt edhe në Kuvend Komunal”, tha Ahmeti.
Ndërsa, deputeti Dukagjin Gorani tha se degradimi i vazhdueshëm i Prishtinës u ndal në vitin 2013, kur qytetari ia besoi qeverisjen Vetëvendosjes.
“Sot, këtë rend të përbashkët shoqëror në Prishtinë e simbolizon Shpendi. Qeverisje e qytetëruar dhe e menduar mirë. Këtë qeverisje uroj që të shpërndajmë në tërë vendin. Sa ta kemi Vetëvendosjen në Prishtinë, duhet ta shumëzojmë dhe ta bëjmë standard edhe për të gjitha komunat e tjera”, theksoi Gorani.
Në këtë tubim u diskutua edhe për projektet për lagjen Mati 1, si rregullimi i oborrit të shkollës “Pavarësia”, ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i çerdhes së re me bazë në komunitet, ndërtimi i terrenit për sport dhe rekreacion.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?