Google ADS

Limaj në Suharekë fton qytetarët t’i bashkohen projektit social-demokrat, thotë se koha është për Nismën

20:41 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Suharekës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme, partia e Famit Limajt ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës dhe kandidatët për asamble.

Në këtë tubim zgjedhor, u theksua se Nisma ka për synim të marrë drejtimin e kësaj komune.

Zv/kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë në Suharekë se e ka për nderë qe qytetarëve të Suharekës t’ua prezantoj një kandidat për kryetar si Kadri Balaj.

“Kam nderin si një qytetarë pastaj si një kryetar partie të kem për bashkëpunëtor dhe të flasë për një njëri, i cili ka qenë themeltar i ndryshimeve kombëtare jo vetëm për Suharekën, por e gjithë Kosovën dhe ai është Kadri Balaj. Balaj si diplomat e si ambasador i Kosovës në mbrojtjen e çështjes tonë shqiptare dhe luajti rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes kombëtare. Unë kam pasur rastin dhe fatin ta shoh në angazhime për Kosovën Balaj qysh në vitin 1997”, ka thënë Limaj në Suharekë.

Qytetarët e Suharekës, sipas tij, kanë mundësi qe ta kenë një kryetar, i cili nuk bën dallime partiake dhe i cili përfaqëson të gjitha grupet.

Tutje, Limaj ka thënë se askush me nuk e konteston fatin e Nismës. Sipas tij, të gjithë i ka kapë paniku pasi Nisma është shtylla e Qeverisë.

Limaj ka bërë apel të rinjve qe të mos shkojnë prapa njerëzve të cilët nuk e çojnë shtetin përpara.

“Nuk duhet të lejohet qe të rrënohet kjo liri nga njerëzit të cilët nuk kanë adresë. Është mirë të shkoni prapa njerëzve të cilët janë të dëshmuar se çka janë në gjendje të bëjnë për vendin. Mos shkoni prapa njerëzve të cilat nuk kanë bërë gjë për vendin”, ka theksuar Limaj.

Pavarësisht rezultatit zgjedhor në Suharekë, Limaj ka thënë se ministrat e Nismës dhe ai si zv/kryeministër do të punojnë qe Suharaka të fuqizohet e të ecën përpara.

Nisma ka thënë se e ka një plan. Por, ka thënë se nuk do të flas sot pasi është në fushatë elektorale.

E, në anën tjetër, kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Nismës për Kosovën, Kadri Balaj ka thënë se Nisma po rritet dhe është bërë faktor kyq në përcaktimin e mënyrës se si qeveriset ky vend.

Balaj ka thënë se i është kërkuar nga qytetarët e Suharekës qe ai të jetë kandidat për kryetar.

Kandidati i Nismës për Suharekë ka thënë se me zgjedhjen e tij kryetar do t’I kushtojnë një kujdes të shtuar të gjitha kategorive sociale në këtë komunë.

“Do të rrisim subvencionet për rastet sociale. Në mandatin në vazhdim do të punësojmë nga një anëtar për secilën familje. Do të përkujdesemi për bizneset dhe do të inkurajojmë hapjen e bizneseve të reja të cilat me pas mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Balaj.

Me ardhjën e Nismës, në qeverisjen lokale ai ka premtuar depolitizimin e arsimit.

“Do të punojmë në rregullimin e infrastrukturës. Do të investojmë në rritjen dhe shtimin e ujit të pijshëm. Mjedisi do të ketë vëmendje të posaçme në qeverisjen time”, ka shtuar Balaj.

Nisma sot ka mbajtur tubim zgjedhor edhe në qytetin e Deçanit dhe në Dragash.

22217915-1249025621909026-1316634993-o 22199186-1249025528575702-1331929919-o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme