Pas barazimit me Lushnjën ka folur për mediat trajneri i Partizanit, Mark Iuliano. Italiani i çuditi të gjithë kur tha se skuadra bëri një ndeshje shumë të mirë, por problemi sipas tij ishte vetëm mungesa e golit.
Iuliano foli dhe për shkarkimin e mundshëm, që sipas tij nuk do të vijë, pasi klubi ia dhënë italianit besimin që të qëndrojë në stolin e kuq.
“Bëmë një ndeshje të mirë, por vetëm goli mungoi sepse bëmë një ndeshje shumë të mirë. Unë mendoj për punën time, ndonjëherë detyra e trajnerit është vetëm të vendosë lojtarët në fushë, por duhen parë dhe aspektet e tjera. Mund të them se skuadra më ndjek, patëm një lojë të mirë, por ishim të pafat, sepse krijuam shumë raste.”
“Sigurisht që pozicioni i trajnerit është në pikpyetje, nëse marrin një vendim klubi, e merr në të mirë të skuadrës, por unë jam shumë mirë dhe nuk mund të flasim për një shkarkim, pasi klubi më ka shprehur besimin”, deklaroi Iuliano.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi