Së fundmi Apple ka njoftuar për lëshimin e iPhone 8 dhe iPhone X, të cilat vijnë me karakteristika të reja.
Apple gjithashtu shpreson të fillojë një komunitet të ri rreth iPhones. Angela Ahrendts, kreu i shitjes me pakicë në Apple, tha se dyqanet e tyre do të quhen “sheshe të qytetit” dhe se do të dyfishohen për nga hapsira publike, transmeton portali arbresh.info
Por, çfarë i tërheq njerëzit më shumë për të pasur këso lloj telefonash? Sigurisht që nuk ka të bëjë vetëm me disajnin.
Ja arsyet psikologjike:
Ndjenja jotë vetë formohet që në periudhën kur gjendemi në mitër. Zhvillimi fillon pas lindjes dhe një i porsalindur në fillim kërkon që t’i bashkëngjitet kujdestarit kryesor, duke e bërë kështu atë pjesë të rritjes së ti. Psikologu amerikan, Ëilliam James, ka qenë i pari që e ka argumentuar këtë fenomen, duke theksuar se ‘njeriu si pjesë të zgjerimit të tij nuk mund t’i quajë vetëm trupin dhe fuqitë psikike, por edhe rrobat, shtëpinë, gruan dhe fëmijët’.
Në këtë rast edhe telefonat luajnë pothujase të njejtin rol. Psikologët theksojnë se njeriu përjeton ankth kur nuk e ka telefonin afër, osë kur nuk i humbet. Psikologu Larry Rosen dhe kolegët e tij në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë zbuluan se 51 për qind e individëve të lindur në vitet 1980 dhe 1990 përjetuan nivele të moderuara deri në nivele të larta të ankthit për shkak të humbjes së telefonit, të cilën ata e konsiderojnë si pjesë të rritjes që indetifikon personin.
Telefonat janë bërë aspekti thelbësor i ndjenjës sonë. Duke u mbështetur në teorinë psikodinamike, e cila thotë se fëmijëria ndryshon personalitetin, psikologët argumentojnë se marrëdhënia me teknologjinë pasqyron mjedisin që prindërit e krijuan për ne. Ky mjedis, siç shkruan psikiatri britanik Donald W. Winnicott, funksionon rreth prekjes, një ndërgjegjësim i mbrehtë për atë që ka nevojë fëmija dhe krijimin dhe mbajtjen e kontaktit me sy. Tekonologjia siguron një hapsirë ku ego mund të përjetojë kënaqësi, të luajë dhe të ndihet i gjallë, hapsirë që në fëmijëri e kanë ofruar kujdestarët.
Antropologu Michael Taussig na kujton se është në natyrën njerzore që të kopjojmë, imitojmë, bëjmë modele, ndërsa përpiqemi që të ndryshojmë. Në këtë gjë kanë ndihmuar telefonat. Ne marrim fotografi, manipulojmë imazhe, bashkohemi në diskutime, bëjmë vetëvlersime dhe u drejtohemi të tjerëve. Nëpërmjet kërkimit, ne bëhemi të dijshëm (edhe nëse na mungon mençuria). Kështu, ne bashkohemi me paraardhësit që pikturoheshin në muret e shpellës dhe tregonin histori rreth zjarreve./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...