Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, do t’i drejtohet Komisionit Evropian me një letër, përmes të cilës do të kërkojë përgjigje në disa pyetje.
Ajo ka thënë se presidenti dhe Qeveria serbe do t’i drejtohen Komisionit Evropian me rastin e qëndrimit, se rastet e Katalonisë dhe Kosovës nuk mund të krahasohen dhe para se gjithash të vendosen pyetjet – nëse për BE-në vlen një e drejtë ndërkombëtare, apo ekziston ndonjë e drejtë tjetër ndërkombëtare, e cila vlen për të gjitha vendet tjera, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.
Brnabiq këto komente i bëri pas konsultimeve te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo tha se do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do qëndrojë më 10 dhe 11 tetor, kur edhe do të dorëzojë letrën.
Brnabiq tha se letra do t’iu dërgohet shteteve që tashmë kanë njohur Kosovën si shtet, por edhe atyre shteteve, të cilat nuk ende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...