Google ADS

Haradinaj emëron Ali Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë

18:48 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AAK-së, Dr. Ali Berisha, është emëruar sot zëvendësministër i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës.

Ali Berisha ka qenë kryetar i Komunës së Pejës për 5 vjet e 8 muaj nga radhët e AAK-së dhe në mandatin e fundit deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik.

Berisha njihet si ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Si figurë institucionaliste gjatë qeverisjes komunale, Berisha njihet edhe në qarqet partiake si personalitet që ka aftësi të punojë në ekip.

Lajmin për emërimin e tij në këtë post qeveritar e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, i cili e ka uruar në Facebook.

“Urime Dr. Ali Berisha, posti i ri, detyra e zv. ministrit të Shëndetësisë. Me qeverinë Haradinaj do ta shërojmë shëndetësinë, dhe unë jam i bindur se me një ekip të tillë do të dalim faqebardhë para qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Fatmir Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme