Përdoruesit e kartelave bankare nga MasterCard së shpejti do të jenë në gjendje të kryejnë pagesa online përmes gishtit apo fytyrës pasi që gjiganti për pagesa është duke eksperimentuar në teknologjinë për skanime së fytyrës dhe identifikimin e shenjave të gishtit për të mënjanuar mashtrimet digjitale.
Bazuar në një raport nga ‘CNNMoney’, MasterCad do të lansoj një program me 500 pjesëmarrës brenda disa muajve të ardhshëm për të zhvilluar infrastrukturën për të aprovuar blerjet pa pasur nevojë për fjalëkalime, transmeton arbresh.info.
MasterCard aktualisht përdor shërbimin ‘SecureCode’ që iu kërkon konsumatorëve të shkruajnë fjalëkalimin në mënyrë për të mbrojtur të dhënat kundër përdoruesve të paautorizuar të kredit kartelave kur ata bëjnë blerje online. Derisa teknologjia e njohjes biometrike është një hap para dhe më e lehtë, ende vazhdon të kërkojë një procedurë për vërtetim.
Në vend që të përdoren funksionet e ardhshme, konsumatorëve do iu kërkohet të shkarkojnë aplikacionin MasterCard në telefonin e tyre të mençur dhe pasi të përfundojnë blerjen online në fazën e përfundimit të kontrollimit të mallit të blerë, aplikacioni do iu kërkojë për vërtetim para se pagesa të paraqitet.
Bazuar në raport, vërtetimet do të kryhen përmes dy metodave. Metoda e parë është njohja e shenjave të gishtave, që iu kërkon përdoruesve të identifikohen përmes prekjes me gisht në sensorin që njeh shenjat tek pajisja e tyre. Ndërsa metoda e dytë është njohja e fytyrës që iu kërkon përdoruesve të ngulin sytë në kamerën e telefonit derisa ajo të verifikojë se jeni personi i duhur prapa asaj kartele, shkruan arbresh.info. Thuhet se fotot ‘selfie’ duke hapur dhe mbyllur sytë vazhdimisht do të jetë metoda e duhur për të parandaluar vjedhësit të përdorin një fotografi që të shtiren kinse jeni ju.
“Gjenerata e re që përdor fotot ‘selfie’ mendoj se do e presin mirë. Ata do e pëlqejnë këtë”, tha Ajay Bhalla, presidenti i sigurisë në MasterCard.
Po ashtu, në raport thuhet se Master Card nuk do të njoh ndonjë foto të shenjave të gishtave apo fytyrës derisa gjiganti i pagesave pretendon se do të jetë në gjendje të rikrijoj një fytyrë përmes informacioneve që përmban ajo./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...