Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur këtë të hënë ofertat për dhënien me konçesion të rrugës së Arbrit, që parashikon përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e saj.
Nga shqyrtimi elektronik ka rezultuar se kompanitë që kanë shprehur interes për këtë tender kanë qenë 3, të treja shqiptare.
Sipas një njoftimi për shtyp të MIE, kompanitë në fjalë janë: “Adem Pojani”; “Alb-Star” Shpk.; “Gjoka Construction” Sh.a. Sa i takon subjektit të parë, nga kontrolli paraprak ka rezultuar se dokumentacioni i paraqitur prej tij nuk ka qenë i mjaftueshëm që oferta t’i merrej në konsideratë.
Operatori i dytë ekonomik, nga ana tjetër, ka paraqitur disa dokumente, por pa detajet për ofertën financiare.
Ndërsa lidhur me subjektin e tretë, komisioni i koncesionit ka vlerësuar se dokumentacioni ka qenë i plotësuar dhe se “Gjoka Construction” ka propozuar si vlerë për projektin shumën prej 33.6 miliardë lekë. Gjë që e bën që në start më të avatazhuar, në krahasim me dy kompanitë e tjera.
Në njoftimin zyrtar MIE nënvizon më tej se kontrolli i detajuar i dokumentacioneve të 3 kompanive do të bëhet brenda afatit ligjor prej 60 ditësh, në përfundim të të cilit do të dilet me një vendimmarrje.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren