Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë telegram urimi për marrjen e përgjegjësive të reja nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.
Në urim thuhet:
Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
I nderuar zoti Kryeministër,
Pranoni urimet e mia për ju dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e mbajtura dhe formimin e qeverisë. Zgjedhjet e qershorit të këtij viti ishin shenjë e qartë se vendi juaj ka arritur pjekurinë demokratike.
Lidershipi juaj është vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe bashkëpunimin e ngushtë me fqinjtë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë.
Ju inkurajoj fuqishëm që të udhëhiqni me intensitet të shtuar e në mënyrë gjithëpërfshirëse, në zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente.
Reformat e tilla përfshijnë fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, janë thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.
Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç