Rugova i bënë thirrje ministrit Bytyqi ta depolitizoj sistemin e arsimit

16:23 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova ka thënë se kjo qeveri nuk garanton efikasitet. Sipas tij në dikastere të caktuara udhëhiqet nga emra anonim. Ai ka thënë se nga 21 ministra janë vetëm   pesë kompetentë të tjerët vetëm kanë ardhur me CV të zbehta.

“Nuk mundet askush askujt këtu ti shes patriotizëm. Nuk rilind republika me dikën që ka ardhur që një muaj në Kuvend. Janë breza të tërë që kanë dhënë gjak për liri e pavarësi”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për sektorin e arsimit duke thënë se i bënë thirrje ministrit të arsimit ta depolitizojë sistemin e arsimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme