Si në filmat e ciklit të dikurshëm “Njerëz në udhëkryq”.
E tillë ka qenë historia e Miranda e Përparim Agos dhe djalit të tyre Artanit, me të cilin u lidhën pas 35 vitesh, pasi iu kishin thënë në maternitet se ai kishte vdekur.
Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 dhe stafi i tij kanë lidhur në transmetim live, djalin Artanin që sot jeton me familjen e tij në Greqi dhe nënën e tij Mirandën në Lushnje me telefon. Në studio ishte babai Përparimi dhe nusja e xhaxhait që ishte një ndër personat që këmbënguli më shumë për gjetjen e djalit për vite me radhë. Emocionet kanë qenë të papërshkrueshme. Psherëtima në të dy anët e telefonit, lot gëzimi e tronditje për një takim të paimagjinueshëm.
Moderatorja Evis Ahmeti teksa mbante në linjë Mirandën, lidhi në anën tjetër telefonike edhe djalin e saj, baba i dy djemve të mitur dhe jeton në Greqi.
Përshëndetje Artan!
Ju përshëndes për emisionin. Është një ditë që e prisja nga momenti në moment. Të tjerat i kuptoni vet nga emocionet.
E shihni që i ngjani babait tuaj?
Dashuria e fortë do ngjante diku.
E dije që një ditë do bashkoheshe me prindërit e tu biologjikë?
E dija që do vinte momenti. Ja lashë kohës. Prisja kohën. Mos të lëndoja ata që nuk më lanë asgjë mangët në jetë.
A të lanë një amanet prindërit e tu birësues para se të vdisnin?
Po, patjetër. Amaneti i tyre është plotësuar.
Po për stafin mjekësor të spitalit të Lushnjës…
Këto janë të shkuara. Çdo gjë ka kaluar. Ata mjekë i ka marrë Zoti. Kur pashë fotografinë, mu ngjeth mishi. Nuk doja të shkonte deri këtu, por prapë i falënderoj që më kërkuan.
Unë i përshëndes fort por do kemi mundësi të flasim e të takohemi.
Kush ta ka vendosur emrin?
Prindërit.
Si po e përjetojnë djemtë, çfarë moshe kanë?
12-13 i madhi dhe 11-12 i vogli janë. Kemi folur me fëmijët si shokë, si vëllezër si baba dhe ata më shtynin çdo ditë që të flisnim.
Sa herë e ke parë emisionin e 26 korrikut?
Shumë herë.
Zonja Miranda çfarë ke për t’i thënë Artanit?
Jetë të gjatë e të kalojë jetë të lumtur me gruan e fëmijët. Kur do vijë ajo ditë që ta takoj sa më shpejt.
Në studio erdhi edhe motra e Artanit përmes lidhjes telefonike, e cila për shkak të shtatzënisë nuk mundi të ishte në studio.
Jemi me motrën e Artanit, Gertën. Si ndiheni pas kësaj telefonate?
Jam Gerta, motra e dytë. Gëzohem që jeton. Gëzohem që ke familje shumë të mirë me dy djem.
Si është gjendja e Mirandës?
Shumë e emocionuar, nuk mund të fliste dot. Ishte diçka që nuk e prisnim./Balkanweb
Mbappe merr një vendim të çuditshëm për karrierën e tij që k...
Yakin deklarohet pas humbjes ndaj Serbisë – flet edhe për pa...
Admirali Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të K...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Harris me presion ndaj Trump për shëndetin e tij: Nuk dihet ...
Banorët e Karaçevës, të shqetësuar për të ardhmen e tyre