Presidenti rus, Vladimir Putin po qëndron në Turkmenistan, duke shënuar vizitën e tij të parë zyrtare pas pesë vjetësh në shtetin e izoluar të Azisë Qendrore.
Më herët Kremlini ka njoftuar se Putini do të diskutojë me homologun e tij, Gurbanguly Berdymukhammedov, për lidhjet dypalëshe dhe për çështjet rajonale dhe botërore.
Raportet në mes të Rusisë dhe Turkmenistanit, dy shtete që prodhojnë gaz natyral, kanë qenë të tensionuara, për shkak të disa çështjeve, duke përfshirë furnizimin me gaz.
Turkmenistani e konsideron veten si shtet neutral dhe nuk është anëtar i Bashkimit Ekonomik të Euro-Azisë që udhëhiqet nga Rusia.
Putini ishte takuar për herë të fundit me presidentin turkmen Berdymuhkamedov në nëntor të vitit 2016 në Soçi të Rusisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?