Google ADS

Haradinaj: Vdekja e Robert Elsie, humbje e madhe për albanologjinë dhe historiografinë

15:46 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Elsie do të mbahet mend si përkthyer në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës “Lahuta e Malësisë”, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, ndër më të shquarit e kohës sonë, Robert Elsie.

Elsie ishte albanologu më prodhimtar, autor i dhjeta librave nga fusha e albanologjisë si dhe kritik e përkthyes në anglisht i letrave shqipe.

Poashtu, ai do të mbahet mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”.

Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe miqtë, por njëherësh edhe për albanologjinë dhe historiografinë, për shqiptarët përgjithësisht dhe Kosovën në veçanti.

Ngushëllime!

Pastë dritë shpirti i tij!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme