Google ADS

LB: Në fazën e re të dialogut të mos hyhet me qasje të vjetër

14:55 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për media kërkon që Qeveria e Kosovës që të ndërrojë qasjen para bisedimeve të reja me Serbinë dhe në fazën e re të bisedimeve të mos hyhet me qasje të vjetër.

Lëvizja për Bashkim është e vendosur në kërkesën e saj shumë të hershme për fillimin e bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare të Kosovës lidhur me këtë proces, me qëllim të arritjes së një konsensusi politik, i cili do të rezultonte me një platformë të përbashkët për bisedime me Serbinë.

“Ne konsiderojmë që në qendër të kësaj platforme duhet të jenë çështjet themelore që kanë mbetur pa u zgjidhur në raport me Serbinë: tri komunat e banuara me serbë në veri të vendit dhe tri komunat e banuara me shqiptarë në Kosovën Lindore. Ndërsa, si parim i zgjidhjes së problemeve të vendoset ai i reciprocitetit. Të gjitha çështjet e tjera janë të varura nga ato të lartpërmendurat dhe është e panevojshme të jenë pjesë e dialogut politik me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme