Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

14:50 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme