Referendumi në Katalonia: A mundet Madridi dhe lëvizja pro pavarësisë të gjejnë një rrugë përpara?

14:34 | 2 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Spanja është në krizë dhe kryeministri i saj është duke e mohuar. Mbajtja e referendumit të dielës për pavarësinë e Katalonisë e bëri të qartë se vendi ishte në telashe.

Por as ata që ishin pro dhe kundër, nuk i kanë parashikuar skenat në qendrat e votimit: policia që tërheq për flokë votuesit, policia godet me plumba gomë dhe shkopinjë gome protestuesit, policia hedh nga shkallët votuesit dhe policia hedh gaz lotsjellës për të parandaluar referendumin.

https://twitter.com/RT_com/status/914656180579975169

Rezultati i menjëhershëm i dhunës ishte se qindra njerëz mbetën të plagosur, ndërsa sipas qeverisë spanjolle u lënduan të paktën 11 oficerë policie.

Efekti i ditës së djeshme është shoku që kanë përjetuar edhe të tjerët përtej Katalonjës dhe Spanjës.

Rezultati është i sigurtë, edhe pse disa nga katalanasit janë indiferentë ndaj kauzës ose kundër shkëputjes nga Spanja.

https://twitter.com/invisibleman_17/status/914546285511921664

Megjithatë, përgjigjja e Mariano Rajoy në fjalimin e tij drejtuar kombit ishte e thjeshtë: “Nuk ka pasur referendum. Policia veproi me “vendosmëri dhe qetësi”.

Kriza financiare spanjolle ushqeu një rritje të madhe në lëvizjen për pavarësi, duke lënë një pjesë të madhe të njerëzve në Katalonia të mendojnë se më shumë po paguajnë, sesa po fitojnë. Por ndryshimi në gjendjen publike u nxit kur Gjykata Kushtetuese shkurtoi një kartë që rriti fuqinë e rajonit, tashmë e miratuar nga Parlamenti spanjoll.

https://twitter.com/brutalistPress/status/914784389728555008

Sidoqoftë, mbështetja për pavarësinë arriti kulmin në vitin 2013.

Nacionalistët katalanas, të cilët e mbajnë vetën shumicë në Parlament, e vendosën që ‘katalanasit që dëshironin të qëndronin në Spanjë nuk kanë gjasa të votojnë’. Gjykata Kushtetuese e Spanjës vendosi që referendumi ishte i paligjshëm dhe kërkoi që të ndalohet.

Qeveria spanjolle konfiskoi 10 milionë fletvotimi, arrestoi zyrtarët kryesorë, shpërbëu teknologjinë që lidheshin me qendrat e votimit, bllokoi votat në internet, largoi dhe bllokoi votuesit nga vendvotimet dhe konfiskoi materialin votues.

https://twitter.com/denterd/status/914597996003774464

Zyrtarët katalans u thanë votuesve të shtypnin fletët e votimit në shtëpi dhe të votonin kudo që dëshironin.

Megjithatë Spanja ishte ‘kokëfortë’ në vendimin e saj, duke thënë se kudo që votojnë ata, rezultatet nuk do të pranohen dhe do të konsiderohen të paligjshme.

Por kur lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, tha se “shteti spanjoll kishte humbur më shumë”, pohimi i tij që Katalonia kishte fituar ishte gjysmë i vërtetë.

https://twitter.com/ANJISbd/status/914489885310029825

Shumica e qytetarëve në Katalonia dëshironin edhe referendumin, por edhe të qëndronin të bashkuar.

Gjetja e një mënyrë për të dalë nga kjo rrëmujë do të kërkojë vullnetin për të dëgjuar, kryesisht për katalanasit.

Burimi: The Guardian
Përktheu: arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme