Gruaja misterioze paralajmëroi masakrën e Las Vegasit

13:45 | 2 Tetor 2017
L G

Vetëm pak para të shtënave me vdekjeprurëse në historinë e Amerikës, një grua misterioze ka paralajmëruar të gjithë turmën që po ndiqte një koncert në Las Vegas se i priste diçka e tmerrshme.

Vetëm 45 minuta para se sulmuesi të hapte zjarr duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë,  gruaja misterioze fillonte të ulëriste.

“Ata janë këtu…Të gjithë do të vdisni sot!”

Gruaja, e përshkruar si hispanike dhe rreth të 50-ve, pati një shpërthim të tmerrshëm përpara njerëzve , duke i paralajmëruar të iknin sa më parë.

Por ajo u shoqërua jashtë koncertit nga forcat e sigurisë.

Pak më vonë, qindra plumba u qëlluan mbi turmën e festivalit muzikor duke e shndërruar ngjarjen në një masakër të vërtetë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme