Lajme të mirë vijnë për Shqipërinë në pritje të dy ndeshjeve të fundit në grup, me Spanjën dhe Italinë, respektivisht në datat 6 dhe 9 tetor.
Pas lajmeve të këqija për sulmuesin Alvaro Morata, Spanja ka humbur edhe mbrojtësin e djathtë titullar Dani Karvahal, por edhe Andres Iniestën me shumë mundësi.
Stafi mjekësor i Kombëtares, së bashku me trajnerin Julen Lopetegui do të vendosin sot si për Iniestën, ashtu sikurse edhe për Moratën.
Ashtu sikurse Spanja, edhe Italia po humb pjesë të rëndësishme së fundmi. Dje, sulmuesi kryesor i “axurrëve”, Andrea Beloti, ka lënë fushën e lojës me barrelë dhe nuk do të jetë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e datës 9 tetor, në Shkodër.
Përveç sulmuesit të Torinos, një problem muskulor do të frenojë edhe fantazistin e PSG-së, Marko Verrati, që t’i bashkohet grumbullimit sot në Koverçiano. Në vend të Belotit dhe Verratit, Ventura ka thirrur sulmuesin e Kievos, Roberto Ingleze dhe mesfushorin e Kaljarit, Nikolo Barrela.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...