Faton Topalli bënë fushatë nga foltorja e Kuvendit

13:08 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Faton Topalli i cili është kandidat i kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për të bërë fushatë.

Topalli, derisa po fliste në seancën e sotme dhe po kritikonte qeverinë Haradinaj, përmendi pikat programore të tij për Ferizajn, shkruan arbresh.info.

Ai duke buzëqeshur e ka përmbyllur edhe fjalimin e tij duke përmendur sërish kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt.

Udhëheqësi i seancës, Xhavit Haliti e ka uruar atë në mënyrë ironike duke i thënë ‘Rrugë të mbarë për Ferizajnin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme