Milaim Zeka në Kuvend: Unë me karkaleca nuk merrem

12:19 | 2 Tetor 2017
arbresh.info

Deputeti i NISMA për Kosovë, Milaim Zeka, ka vazhduar deklaratat kundër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se është rrahur edhe nga Albulena Haxhiu, Albin Kurti e Rexhep Selimi.

“Unë me karkaleca nuk mere,” është shprehur Zeka.

Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”,  thotë se do të flasë në Kuvendin e Kosovës me dosje dhe jo me akuza paushalle.

“M’vjen keq që qytetarët e Kosovës e shohin se ka në kuvend njerëz që kanë synim shkatërrimin e institucioneve, dhe se kush po synon luftë qytetare.”

Ai ka përmendur edhe rrahjen që kishte ditë më parë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, në një emision të drejtpërdrejtë televiziv.

 “Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me i shkatërru kta qeknej, e tash i keni dal tepricë teknologjike. Unë muj tash me ardhë me i ra shuplakë Albin Kurtit, por nuk jam si ju që shpërndani grushte,” është shprehur Zeka.

Në këtë rast ka reaguar kryesuesi i seancës plenare, Xhavit Haliti, duke thënë “problemet e televizionit mos na sillni këtu”, “të gjithëve na ka ardhë keq çka ka ndodhë”.

Duke ju drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes, Milai Zeka ka shprehur përkrahjen për të hapur hetim  për procesin e privatizimit, për PTK, për RTK, për mënyrën si janë emëruar prokuror e gjykatës, duke thënë se “mu m’keni përmas”.

“Por jo, se ju folni shqip po jeni ma të zi se Lista Serbe, hajde hetojmë UDB-në e ShIK-un, pse po ju pengon ShIK-u e s’po ju heton UDB-a,” është shprehur deputeti Zeka.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme