Google ADS

U sëmur në Kosovë nga uraniumi i varfëruar, ish-ushtaraku italian fiton betejën me drejtësinë

12:17 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjykata e Auditit Qendror të Apelit në Romë i ka dhënë fund një çështjeje të gjatë, që zgjaste prej shumë vitesh.

Protagonist, për fatin e tij të keq, ishte një ish-rreshter major italian, 38 vjeç, nga Filadelfia, provinca e Vibo Valentes në Kalabri. Ushtaraku ka qenë i transferuar me bazë në Shqipëri, por operativ në Kosovë, ku edhe u sëmur me linfomën e Hodgkin, një lloj tumori i qelizave të gjakut, nga e cila vuan ende.

Është vërtetuar se shkaku i sëmundjes së rëndë është urani i varfëruar. Gjykata e Auditit, me një vendim historik për rajonin, i ka garantuar të drejtën e pensionit të privilegjuar për shkak të sëmundjes së rëndë, të marrë gjatë shërbimit në ushtrinë italiane.

Sipas avokatit të P.R., ushtaraku ka qenë efektiv në Reggimento Cav. dell’Aria Sirio di Lamezia Terme, me gradën rreshter major, dhe ka marrë pjesë në operacionin “Joint Guardian” në Kosovë, në territorin e së cilës erdhi kontaminimi, pa iu nënshtruar kurrë, para nisjes, ndonjë ekzaminimim mjekësor që do të mund të kishte shmangur sëmundje eventuale.

Mbrojtësit e rreshterit pretendojnë se ushtarakët italianë të dërguar në Kosovë nuk kanë pasur mjete mbrojtëse si ato të ushtarëve amerikanë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Gjykatën e Apelit në Catanzaro, që kishte vendosur kundër njohjes së pensionit për ish-ushtarakun, vendim që u hodh poshtë nga Apeli i Romës, i cili vendosur edhe pagesat për vitet e kaluar për P.R.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme