Ministrat e financave të Eurozonës kanë përjashtuar mundësinë e bisedimeve për pako të re ndihmëse deri sa Greqia të mbajë referendumin të dielën.
Grekët do të pyeten nëse pranojnë apo refuzojnë propozime te bëra nga kreditorët javën e kaluar, me kryeministrin Alexis Tsipras që nxit për votimin “Jo”.
Ministri grek i Financave Tanis Varoufakis akuzoi kreditorë për shantazh. Por ai deklaroi se një marrëveshje do të bëhet menjëherë pas votimit dhe se kufizimet e tanishme të tërheqjes së parave nga bankat do të lehtësohen.
Bankat greke nuk janë hapur fare këtë javë pasi Banka Qendrore Europiane ngriu kreditë e rrjedhshme.
Tërheqjet nga makinat e parave të gatshme kanë mbuluar vetëm shumat prej vetëm 60 euro për ditë por disa degë të bankave janë rihapur të mërkurën për të lejuar pensionistët të tërheqin para për një javë, pasi shumica prej tyre nuk përdorin kredit kartela. /arbresh.info
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...