Sejdiu: Kjo Qeveri profitin e ka kryefjalë të politikave zhvillimore (LIVE)

11:59 | 2 Tetor 2017
arbresh.info

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, thotë se Qeveria në krye  me Ramush Haradinaj, profitin e ka kryefjalë të politikave zhvillimore.

“Përsëri qeveri e fjalëve të mdhaja e avazeve të njejta,” është shprehur Sejdiu.

Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”, ai ka kritikuar programin për zhvillim ekonomik.

“Ky program nuk është  për punësim, industri dhe zvogëlim të disbalancit tregtar, por synim e kryesor e ka profitin, thua ti se është biznes,” deklaroi Sejdiu.

Sipas tij, duke qenë e nevojshme të jenë vetëm tri ministri për zhvillim ekonomik, finanacave dhe të bujqësisë, ato janë zgjeruar në tetë ministri.

“Kjo është qasja që kjo qeveri e ka mendu zvogëlimin e papunësisë,” thotë Sejdiu.

/arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=adQ-QlZvc8s&feature=youtu.be

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme