Selmanaj: Pastërtia ime personale është sikur loti

11:52 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka reaguar pas fjalëve të kryetarit të Kuvendit të Kosoës, Kadri Veseli se ai e ka tradhtuar shoqërinë civile dhe se është turpi i saj.

Selmanaj ka thënë se është pikërisht Kadri Veseli ai që e ka detyruar ta lëshoj organizatën joqeveritare, KDI-në, shkruan arbresh.info.

“Unë jam detyruar të marrë vendim ta lëshoj KDI-në nga ky. Kanë qenë projekte për të cilat më kanë thënë se kryetari i Kuvendit nuk po mundet të të duroj. Pastërtia ime personale është sikur loti. Jam në gjendje t’i përgjigjem kujto kudo kur të doni. Ama nëse historia e tij është e njollosur mos u merrni me mua. SHIK-u është dobësuar në Kosovë. Agja im ka qenë në burg me Azem Sylen në 81’shën, Agim Selmanaj është agja im”, ka thënë Selmanaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme