Imagjinoni sa e vështirë është kur hani diçka që nuk ju pëlqen, vetëm se mendoni se është e shëndetshme – por në fund e zbuloni se faktikisht nuk është aspak e shëndetshme.
Siç duket, njerëzit që përpiqen të ushqehen shëndetshëm, shpeshherë gabojnë dhe hanë ushqime të pashëndetshme.
Telegrafi ju sjellë disa nga ushqimet të cilat nuk janë aq të shëndetshme sa duken:
Ushqimet “pa sheqer”
Disa ushqime pa sheqer përmbajnë aspartam, i cili është ndërlidhur me shtimin e peshës. Të gjithë ëmbëltuesit i janë nënshtruar një lloji të caktuar të procesit kimik, dhe disa prej tyre janë ndërlidhur me probleme të stomakut.
Pijet dietale
Ëmbëltuesit artificialë në pije dietale e mashtrojnë trupin tuaj të mendojë se jeni duke ngrënë apo pirë ushqim të vërtetë. Kjo shkakton rritje të insulinës, e cila në fund shndërrohet në dhjam – pra, pas së gjithash, këto pije nuk janë aspak dietale.
Biskotat e shëndetshme
Mund të duken të shëndetshme, të tingëllojnë dhe të duken të tilla, por ato janë të mbushura me sheqer.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...