Google ADS

Veseli – Selmanajt: Je turpi i shoqërisë civile

11:46 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka drejtuar fjalë të rënda në drejtim të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj në seancën e sotme plenare.

Veseli ka reaguar ndaj deklarateve të Selmanaj se LDK do të rrëzoj këtë Qeveri, duke e kritikuar atë se e ka tradhëtuar shoqërinë civile, shkruan arbresh.info.

Veseli tha se Selmanaj gjatë gjithë ditës në Kuvend thurte laved për transparencën parlamentare si institucioni më transparent në Kosovë, ndërsa në mbrëmje dilte e shpifte në debate televizive, për çka edhe është shkarkuar nga KDI.

“E ke keqpërdorë shoqërinë civile. Me gjithë respektin për shoqërinë civile por ti je manipulator dhe je turpi i shoqërisë civile, nuk I ke thënë të vërtetat për Kuvendin por ke shpifur”, tha Veseli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme