Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të sfidës nda Spanjës dhe Italisë.
Panuçi ka folur për rëndësinë që këto dy ndeshje kanë për imazhin e Shqipërisë dhe ka treguar se në fushën e lojës do 11 luanë.
“Spanja dhe Italia janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë. Janë dy ekipe kombëtare shumë më të forta se ne, por futbolli na mëson se mund të bëjmë gjëra të rëndësishme edhe kur ke kundërshtarë të fortë. Këto janë ndeshje kur interesi dhe përqendrimi është shumë i madh. Dua 11 luanë në fushën e lojës. Duhet të bëjmë dy ndeshje plotë krenari dhe dëshirë.”
Rikthimi i Xhakës dhe Çikalleshit si dhe mungesa e lojtarëve nga Kategoria Superiore
“Për Xhakën dhe Cikalleshin nuk e kam thënë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar ndjesë disa herë. Tani ai do të rikthehet me grupin për të dhënë kontributin. Cikalleshi nuk respektoi oraret prandaj e penalizova. Ata janë të dy futbollistë shumë të mirë. Besoj dhe kërkoj të na japin një dorë në ecurinë tonë.
Për sa i përket mungesës se lojtarëve nga Kategoria Superiore, dua të them se po i shoh të gjithë, por kam vendosur që në këto dy ndeshje historike të mbaj grupin e zakonshëm. Jam duke e ndjekur dhe Sabjen Lilajn e Skënderbeut, por për momentin siç e thash më lartë vendosa të marr grupin e zakonshëm”.
Drenusha për Atillën: Nëse më kërkon falje ia tërheq rastin ...
DW: Qendrat italiane të migrantëve në Shqipëri nuk duhet të ...
Rukiqi: Me Abdixhikun kryeministër do të riparohen raportet ...
Kryeministri i Libanit: Izraeli po pengon të gjitha përpjekj...
Nga largimi i papritur i Atillës deri te deklaratat ‘shpërth...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...