Policia greke ka finalizuar një super operacion për lirimin e një biznesmeni të marrë peng 6 muaj më parë.
Mihalis Lembidakis, aksioner i Bankës së Kretës dhe pronar i një sërë biznesesh të fuqishme në këtë ishull, ishte marrë peng 6 muaj më parë nga persona ende te paidentifikuar dhe u lirua mëngjesin e së hënës falë ndërhyrjes së forcave speciale të anti-terrorit dhe shërbimeve sekrete greke.
Biznesmeni 54-vjeçar u gjet i lidhur në një magazinë në afërsi të Rethymnos. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë u dërgua për një kontroll në spital nën masa të rrepta sigurie.
Për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar fillimisht shumën prej 100 milionë eurosh, por më pas e ulën kërkesën e tyre deri në 18 milionë. Për lirimin e Lembidakis në ishullin e Kretës ishte dërguar një ekip i posaçëm i policisë greke dhe hetimet bëheshin vetëm prej tyre. Në ndihmë të policisë ishin vënë edhe shërbimet sekrete, ndërsa në dispozicion të hetimeve is hte vënë gjithë teknologjia e përgjimeve të policisë helene. Ndonëse familja Lembidakis është një ndër më të pasurat në ishullin e Kretës, nuk u bë e mundur të mblidhte më shumë se 10 milionë euro, çka duket se nervozoi pengmarrësit, të cilët humbën kontrollin e situatës, çka mundësoi edhe gjetjen e biznesmenit. Lidhur me pengmarrjen janë arrestuar 7 vetë, të gjithë banorë të Kretës, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Në Greqi pengmarrjet e biznesmenëve kanë qenë të rralla, pasi autoritetet greke kanë reaguar shpejtet dhe me efikasitet të lartë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...